Mbappe refuzon tjetër ofertë nga PSG, kërkon largimin

Kylian Mbappe e ka refuzuar sërish kontratën e re nga Paris Saint-Germain, derisa po tenton të largohet në këtë verë, transmeton Sinjali Sport.

Sipas asaj që raporton “AS”, lojtari 22-vjeçar e dëshiron largimin nga klubi parisien, pasi qëllimi i tij është që të kalojë te Real Madridi.

PSG ka kohë që i ka ofruar kontratën e re Mbappes, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të rinovojë, por edhe që ka kushte nëse vendos lapsin në letër.

Nëse nënshkruan kontratën e re, atëherë do të përfshihet një klauzolë që ai të largohet si lojtar i lirë nëse ndonjë skuadër afrohet për shërbimet e tij.

Real Madridi është tejet i interesuar për transferimin e francezit, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma të larta. Kontrata aktuale e Mbappes skadon në verën e vitit 2022 dhe atëherë mund të largohet si i lirë nga PSG.

Read Previous

Përzgjidhet formacioni më i mirë i “Copa America”

Read Next

Pamje e festës së Italisë pas shpalljes kampion i Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *