Përzgjidhet formacioni më i mirë i “Copa America”

CONMEBOL ka publikuar formacionin më të mirë të Copa America.

Argjentina ngriti trofeun pasi mposhti Brazilin 1-0 në finale me golin e Angel Di Maria.

Në portë është zgjedhur portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ndërsa në mbrojtje ka emra si Mauricio Isla (Kili), Cristiano Romero (Argjentinë), Marquinhos (Brazil) dhe Estupiñan (Ekuador).

Mesfusha ka emra si Rodrigo De Paul (Argjentinë), Casemiro (Brazil), Yoshimar Yotun (Peru).

Sulmi normalisht përbëhet nga lojtari më i mirë i turneut, Lionel Messi.

Aty janë edhe Neymar (Brazil) dhe Luis Diaz (Kolumbi).

Emiliano Martinez (Argjentinë); Mauricio Isla (Kili), Cuti Romero (Argjentinë), Marquinhos (Brazil), Estupiñan (Ekuador), Rodrigo De Paul (Argjentinë), Casemiro (Brazil), Yoshimar Yotun (Peru), Lionel Messi (Argjentinë), Neymar (Brazil) , Luis Diaz (Kolumbi).

Read Previous

Albin Kurti e quan qeverinë e tij më të mirën ndonjëherë: Kosova po bëhet storie suksesi

Read Next

Mbappe refuzon tjetër ofertë nga PSG, kërkon largimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *