Pogba i del në përkrahje Rashfordit, Sanchos dhe Sakas: Ju jeni shembuj të kësaj loje të bukur

Mesfushori francez, Paul Pogba i ka dal në përkrahje tre futbollistëve anglez që huqën penaltinë kundër Italisë, Marcus Rashford, Jadon Sanchos dhe Bukayoko Sakas.

Të tre futbollistët ishin cak i sulmeve raciste nga shumë tifozë anglez, transmeton Indeksonline.

Pogba u shprehë se nuk mund të tolerohet më racizmi.

“Unë jam krenar me ju. Ju fitoni ca, ju humbni ca. Ju patët kurajo që të godisni penaltinë dhe treguat vlerën tuaj duke ndihmuar vendin tuaj që të arrij në finale. Ne nuk mund të tolerojm racizmin dhe ne nuk do të ndalojmë së luftuari atë.

Ju djem duhet të ngrini kokën lart dhe të jeni krenar me vetbesimin tuaj. Ju jeni shembuj të kësaj loje të bukur. Mos e harroni asnjëherë. Jeni krenar me vetën tuaj, bota e futbollit është krenar me ju”, tha Pogba./Indeksonline/

Read Previous

Llapi-Shkupi/ bileta për ta parë këtë ndeshje kushton hiq më pak se 10 euro

Read Next

Trajneri i Ferencvarosit para ndeshjes me Prishtinën: “E kemi rezultatin 3:0, por s’ka përfunduar asgjë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *