Trajneri i Ferencvarosit para ndeshjes me Prishtinën: “E kemi rezultatin 3:0, por s’ka përfunduar asgjë”

Trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Prishtinës, e vlefshme për kualifikimet në Ligë të Kampionëve.

Ai u shprehë se përkundër rezultatit 3:0, asgjë s’ka përfunduar, transmeton Indeksonline.

“Jemi në pozitë te mirë, e kemi rezultatin 3-0. Por ende s’ka përfunduar asgjë, i kemi edhe 90 minuta. Duhet të mbajmë motivin lartë dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi mundësi të artë të kalojmë tutje”

“Gjithkush do te donte të ishte stadiumi i mbushur. Por, tani jemi mësuar me këtë atmosferë dhe s’ mund të themi se është apo nuk është avantazh për ne. Por, patjetër që do të dëshironim të ishin tribunat e mbushura me shikues. Shpresojmë shpejtë të përmirësohet kjo situatë”.

“Me e rëndësishme është të luajmë sigurt, shpejtë, ta ruajmë topin. Dua të kontrollojmë më shumë situatën në mbrojtje, mos të na ndodhin lëshimet e ndeshjes së pare dhe që t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara”.

“Normalisht, pres kundërshtar i cili donë të rrezikoj më shumë, sepse s’kanë çfarë të humbasin pas rezultatit 3-0. Janë skuadër e mirë teknike, fizikisht janë të fortë. Por, ne duhet të sillemi saktësisht profesionalisht”.

“Ne do të luajmë me përbërjen më të mirë, si gjithmonë si në çdo ndeshje tjetër. Kjo është me rëndësi për mua, të luajnë futbollistët më të përgatitur të momentit”, u shprehë ai./Indeksonline/

Read Previous

Pogba i del në përkrahje Rashfordit, Sanchos dhe Sakas: Ju jeni shembuj të kësaj loje të bukur

Read Next

Sa perfekte duket me këtë fustan Leonora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *