Klea Huta surprizohet për ditëlindjen e 28-të

Klea Huta, feston sot 28-vjetorin e lindjes.

Aktorja dhe moderatorja simpatike aktualisht është e angazhuar me xhirimet e serialit që pritet të bëjë namin nga vjeshta, “H.O.T”.

Pikërisht në këtë ditë të shënuar për Klean, ajo është surprizuar nga stafi i serialit me një tortë.

Në videon e publikuar shihet teksa Ermali, aktorët dhe stafi i këndojnë këngën e ditëlindjes ndërsa Klea e surprizuar buzëqesh e lumtur.

Kujtojmë se kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga onida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator.

Read Previous

Zyrtare: Gjilani transferon Arbër Prekazin

Read Next

Engjëllusha Saliu poston foto me mbesën e saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *